Tiranë, bien dy makina në lumin Lana
Dy automjete kanë dalë nga rruga mëngjesin e sotëm duke përfunduar në shtratin e lumit Lana.
Ngjarja ka ndodhur pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, ku dy automjetet pasi kanë dalë nga rruga kanë përfunduar në Lanë.
Ende mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe nëse nga aksidenti ka viktima apo të plagosur por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.