SHBA trajnon policinë shqiptare për falsifikimet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti i Drejtësisë së SHBA kanë nisur trajnimin e policisë shqiptare mbi Dokumentet e Falsifikuara. Oficerë konsullorë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, së bashku me një trajnues nga Agjencia e Kontrollit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA, në bashkëpunim me Programin e Asistencës për Trajnimin e Hetimit Penal Ndërkombëtar (ICITAP), kryen një sesion trajnimi sot në Durrës për rreth 60 anëtarë të Departamentit të Kufijve dhe Migracionit të Policisë Shqiptare.
Programi i trajnimit është planifikuar që të ndihmojë oficerët e kontrollit kufitar të Policisë Shqiptare të dallojnë dokumentet e falsifikuara udhëtimi për të rritur kështu sigurinë kufitare.
Trajnimi është pjesë e përpjekjes së vazhduar të Ambasadës së SHBA nëpërmjet ICITAP-it, për të asistuar Policinë e Shtetit Shqiptar në përpjekjet e tyre për modernizim.