Miratohet projekt-vendimi për prodhimin e vulave rezervë

Miratohet në parim vetëm me votat e mazhorancës projekt-vendimi për prodhimin e vulave rezervë që do të përdoren në rast të largimit të komisionerëve në zgjedhjet vendore të 8 majit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj argumentoi se marrja e një vendimi të tillë tejkalon kompetencat e këtij institucioni dhe vendimi për vulat tregon manipulimin që pritet të ndodhë në zgjedhje.
Sipas kreut të KQZ-së Arben Ristani, vendimi i këtij institucioni nuk lejon bllokimin e procesit zgjedhor dhe është një masë mjaft e nevojshme për ti paraprirë largimit të komisionerëve së bashku me vulat.
Në mbledhjen e radhës, KQZ miratoi edhe lirimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, të kërkuara prej subjekteve politike.