Rama: PD nuk ka nxjerrë në dritë një program zhvillimi

Kryetari i Partisë Socialiste në vijim të fushatës elektorale është ndalur në kryeqytet, konkretisht në njësinë numër 4, në të cilën ka prezantuar kandidatin e “Aleanca për të Ardhmen”, Vait Kalaja. Duke iu mëshuar akuzave kundrejt kryeministrit Berisha, kreu i opozitës u ndal në modelet qe ka ofruar qeveria, të cilat i cilësoi si të dështuara. Gjatë fjalës së tij, kreu opozitar u ndal në programin e forcës kundërshtare, ku ende nuk ka nxjerrë në dritë një program zhvillimi.
“Saliu vjen vërdallë në Shqipëri dhe flet për alternativë. A ka mundësi të na tregojë një qytet si të mësojmë se cili është modeli i zhvillimit dhe modeli i imagjinimit të një programi zhvillimi? ”
Rama më tej u ndal dhe në të ardhmen e shoqërisë, duke theksuar se fëmijët meritojnë një Tiranë europiane, si amaneti që i dhanë Shqipërisë, emrin, gjuhën, kryeqytetin dhe që bënë gjithçka mundën për ta lënë këtë ëndërr të qartë si dritën e diellit.