E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë paraqet çertifikatën e lindjes së Obamës

Shtëpia e Bardhë sot ka paraqitur çertifikatën e lindjes së presidentit Barak Obama, në përgjigjje të pyetjeve nëse ai me të vërtetë është lindur në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një fjalimi të shkurtër, presidenti Obama, tha se shpreson se publikimi i dokumentit do t`i ndalë spekulimet dhe shtoi se kjo administratë nuk ka kohë për “marrëzira”, në kohën e vështirë për ekonomi.

Në çertifikatë thuhet se Barak Obama është i lindur në shtetin Havai, gjë që i jep atij të drejtë kushtetuese për ta mbajtur postin e presidentit.

Çështjen e çertifikatës së lindjes së zotit Obama,e kishte paraqitur kandidati potencial republikan për president, Donald Tramp.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›