Miratohet pr/rezoluta e moderuar serbe

Asambleja e Pergjitheshme e OKB-se ka miratuar pr/rezoluten serbe te hartuar ne bashkepunim me Bashkimin Europian.
Ne rezolute theksohet se Serbia nuk njeh dhe nuk do te njohe pavaresine e Kosoves dhe vleresohet gatishmeria e BE-se per te inkurajuar dialogun mes 2 paleve. Rezoluta nuk prek ceshtjen e statusit te Kosoves dhe nuk parashikon negociata te reja rreth tij si dhe njeh qendrimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Rezoluta u miratua pas incidentit qe shoqeroi nisjen e punimeve te OKB-se. Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic nuk ka pranuar te futet ne te njejten salle ku ndodhej edhe delegacioni kosovar.
Me nderhyrjen e kryesuesit te punimeve i cili sqaroi zotin Jeremic se delegacioni kosovar ishte i ftuar te ndiqte punimet e asamblese prej SHBA-se Frances Gjermanise e nje sere vendesh te tjera situata u zhbllokua.