E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahija PS pas kryengritjeve te viteve lsquo90

Kryetari i Partise Lidhja e Legalitetit Ekrem Spahija ka bere pergjegjes lidershipin e vjeter te Partise Socialiste per trazirat qe perfshine Shqiperine pas vitit 1996.

Duke folur ne nje debat ne emisionin Top Story ne Top Channel Spahija ka deklaruar se kryengritje e armatosur nuk ishte ajo e 14 shtatorit pas vrasjes se Azem Hajdarit por ajo e marsit te 97-es kur sipas tij PS shfrytezoi renien e strukturave piramidale per te ardhur ne pushtet.

14 shtatori nuk ishte kryengritje. 14 shtatori mund te merret i shkeputur nga te gjitha zhvillimet politike. Nga dhjetori i 96-es nga periudha e 97-es e deri ne 98-en ngritje e armatosur tipike ishte ajo e socialisteve qe erdhen ne pushtet ne 97-en. Ato perdoren pakenaqesine e shqiptareve dhe e shfrytezuan per te marre pushtetin me dhune. Edhe studiuesi amerikan Bernd Fisher ne nje shkrim te tij e percaktonte ne menyre te sakte ne vitin 1997 u organizua nje kryengritje e armatosur dhe u mor pushteti me dhune ka deklaruar Spahija.

Sipas tij ajo ishte nje kryengritje e paster per pushtet pasi ish-kryetari i PS Fatos Nano premtoi ne Vlore kthimin e parave te humbura ne skemat e fajdeve.

Ato e rrezuan pushtetin me dhune dhe e quajten pushtetin te marre me mashtrim. Ish-kryetari i PS i sapo dale nga burgu ne Vlore deklaroi qe parate do te kthehen 100. E moren pushtetin me Presidence me Parlament dhe me gjithcka dhe u desh nje vit qe shqiptaret te merrnin vesh se ishte dicka vetem per pushtet dhe se premtimi ishte nje mashtrim ka pohuar Spahija i cili me pas ia ka lene vendin ceshtjes se vrasjes se eksponentit me te rendesishem te PD Azem Hajdarit.

Nuk u be nje atentat ndaj Azem Hajdarit u bene tre. Nje ne Parlament nje ne Milot dhe nje ne Tropoje. Me date 12 shtator qe ishte dite e shtune une fillova konferencat neper rrethe. Ate dite kam qene ne Has dhe me njoftojne se ate dite eshte vrare Azem Hajdari ka treguar Spahija.

Sipas tij protestat per kete ngjarje kishin filluar qe me date 13 dhe pervec Hajdarit dhe dy truprojave te tij eshte vrare edhe nje eksponent i Ballit Kombetar dhe sindikatave.

Me tej shton ai erdhi data 14 shtator kur sheshi para Kryeministrise u mbush pas nje lajmi se qeveria Nano kishte dhene doreheqjen.

Pastaj erdhi data 14 shtator. Ne oren 11 ishte momenti qe do leviznin arkivolet. Ne momentin qe arkivoli ka marre rrugen mes Ministrise se Ekonomise dhe Ministrise se Brendshme kemi tentuar me zotin Berisha qe drejtimi te devijohet drejt varrezave te Sharres. Une dhe zoti Berisha u kthyem tek selia e PD-se ku degjuam te shtena. Hipem ne makinen e Pjeter Arbnorit dhe u drejtuam per ne sheshin para Kryeministrise qe ishte i zbrazet. Dikush kishte hipur ne tarracen e Kryeministrise dhe qellonte poshte. Kur arkivoli u drejtua per ne varreza u degjua nje lajm ne radio se qeveria ka dhene doreheqjen. Ne kete moment simpatizantet e PD ndjene nje gezim dhe u mblodhen ne shesh. Autoblindat dhe tanket vinin vendoseshin para Kryeministrise dhe drejtuesit e tyre iknin ka perfunduar rrefimin e tij Spahija.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›