eshtja siriane dominon axhenden e Samitit te G20 ne Rusi

Axhenda e samitit të G20 do të përfshihet nga kriza siriane që parashikohet të dominojë debatet e liderëve të 20 ekonomive më të mëdha në botë.
Të enjten dhe të premten në Shën Petërburg, temat për luftën ndaj evazionit fiskal dhe frenimit të zhvillimit ekonomik në vendet në zhvillim, rrezikojnë të kalojnë në plan të dytë. Për tia lënë vendin në këtë mënyrë përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje ndërkombëtare për ndërhyrjen ushtarake në Siri.
Vazhdon të jetë e ngrirë situata mes Vladimir Putin dhe Barak Obamës. Numri një i Kremlinit parashikon vetëm një takim me kreun e shtëpisë së bardhë. Bisedimet rreth Sirisë do të pasohen nga cështja e Snouden, spiunit dhe protagonistit të Datagejt, të cilit Rusia i ka dhënë azil politik. Një përballje së cilës Shtëpia e Bardhë ka reaguar duke anuluar një takim që do të zhvillohej në Moskë këto ditë.
Temat kryesore në axhendë në Shën Petërburg janë në rritje, për punësimin dhe reformën financiare. Ka pritshmëri për atë që do të ishte dhe deklarata e parë për luftë kundër parajsave fiskale ku cdo ditë dërgohen 1 miliard e 700 milionë euro.
Objektivi, mbetet imponimi i shkëmbimit automatik të të dhënave fiskale ndërmjet vendeve të ndryshme.