E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Amerikës, bashkon Berishën, Ramën e Nanon

Në një ceremoni të organizuar nga ambasada Amerikane për festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë mbledhur së bashku gjithë krerët e politikës shqiptare. Ambasadori i SHBA-ve Alexander Arvizu në fjalën e tij me këtë rast është shprehur se mbështetja për Shqipërinë nga vendi i tij është dhënë gjithmonë.

Më tej ai ka theksuar nevojën e ndërtimit në vend të një shoqërie demokratike. Ndërkaq 235- vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbledhur bashkë Kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama, liderin e së majtës Fatos Nano dhe kandidatin fitues të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›