Festohet 15-vjetori i zyrës së Bashkëpunimit Zvicerian

Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri feston 15-vjetorin e prezencës së saj.
Në aktivitetin e organizuar pranë kësaj zyre, ditën e enjte mbajti fjalën e rastit edhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri Ivana Enzler e cila vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë si dhe suksesin e kësaj zyre në përmbushjen e programit të saj në Shqipëri në disa fusha.
Kjo zyrë është e pranishme në Shqipëri që nga maji i vitit 1997. Zyra e Bashkëpunimit Zviceran ka ndërmarrë mbi 100 nisma dhe programe në Shqipëri në mbështetje të praktikave demokratike, të drejtave të njeriut, turizëm etj.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Inovacionit Genc Pollo si dhe diplomatë e personalitete të fushave të ndryshme.