E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratuan dënimin e tyre që të vriten me gurë në publik

Një çift i angazhuar në një aferë ekstramartesore u ekzekutua duke u qëlluar me gurë nga një grup militant islamik në veri të Malit, Afrikë.

Çifti i ri u ekzekutua publikisht në qytetin Aguelhok, bëri të ditur zëdhënësi i grupit islamik Ansar Dine (Mbrojtësit e besimit).

Zëdhënësi tha se ata aplikuan ligjin islamik të sharias. Ai madje shtoi se çifti kishte miratuar ekzekutimin e tyre.

Mali prej kohësh është përfshirë nga trazira. Në veri të vendit banorët janë kryesisht myslimanë, por disa herë janë ngritur në protesta për shkak të mënyrës se si interpretohen e zbatohen ligjet islamike nga grupimi Ansar Dine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›