Snoop Dogg do të bëhet Snoop Lion
Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg, i cili tha se ka rilindur gjatë një vizite në Xhamajka në muajin janar, do ta ndryshojë emrin e tij për tu bërë Snoop Lion dhe për të bërë muzikë të cilën mund ta dëgjojnë fëmijët dhe gjyshërit, njofton agjencia e lajmeve AP.
Artisti i njohur për rap gangsterësh pritet ta publikjë albumin e ti të radhës të zhanrit reggae në vjeshtën e këtij viti.
Reperi mbajti një konferencë për media në Nju Jork të hënën.
Më pas ai performoi diku pesë këngë për publikun e pranishëm, përfshirë një këngë me titull No Guns Allowed, të cilën thuhet se ia ka dedikuar vajzës së tij.
Albumi i ardhshëm i reperit amerikan pritet të pasohet nga një dokumentar me emër të njëjtë./REL