E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gezim Myshketa: Ju rrefej Ali Pashe Tepelenen, ne syte e mi

Zeri brilant i nje baritoni, do te sjelle ne skenen shqiptare per here te pare forcen dhe autoritetin e Ali Pashe Tepelenes. Ky eshte baritoni i njohur shqiptar Gezim Myshketa, i cili prej disa ditesh po punon per realizimin e operes "Ali Pascha Von Janina". Ne nje interviste per "Koha Jone", baritoni qe ka prekur teatrot me prestigjioze te skenave nderkombetare, tregon studimin e kesaj partiture, kushtuar Ali Pashes nga kompozitori gjerman Albert Lortzing, e krijuar ne vitin e larget 1824, perballjen e tij me figuren me te perfolur te historise si nje personazh romantik, si dhe pritshmerite e tij artistike ne vazhdim. Gezim Myshketa, konsiderohet nje nga talentet me interesante te brezit te tij, ne panoramen operistike internacionale. Ai eshte fitues e finalist i konkurseve nderkombetare si "Asliko", "Tosti" e "Vinjas" Barcelone. Ka debutuar me role kryesore ne Teatro e Festivale prestigjioze si: Komunale Bolonja, Opera di Roma, Arena Sferisterio, Abao Olbe Bilbao, Verona, Montpellier, Masi Paris Sud, Opernhaus Zyrih, Salcburg Festshpile, etj. Vepra "Ali Pascha Von Janina", vjen per here te pare ne skenen shqiptare dhe vjen e kenduar e gjitha ne gjermanisht. Nen titullin "Ali Pascha Von Janina", opera me nje akt, do te vije si premiere boterore me 23 dhe 24 mars.

"Ali Pascha Von Janina", eshte opera qe ju ka sjelle pas kaq vitesh serish ne skenen e TKOBit. Si lindi ky bashkepunim?

Ne koncertin e 100- vjetorit te Pavaresise, ku isha i ftuar se bashku me artistet me te mire qe ushtrojne karrieren e tyre jashte shtetit, pati nje qasje nga ana e Zhani Cikos, ku me foli mbi kete projekt. Opera flet per nje personazh shume te njohur te historise dhe kultures shqiptare. Pasi pata kenaqesine te merrja ne duar kete partiture te rralle, e cila do te vije ne skene per here te pare, nisem kerkimet dhe u vertetua qe ekzistonte vetem nje CD e regjistruar. Frika ime me e madhe, sapo kam marre ne duar kete partiture, a do te kishte vepra vlere per t'u paraqitur. Mendimi im konsistoi ne faktin, qe mos te vendosim ne skene nje veper vetem per faktin qe quhet Ali Pasha, por konstatova qe vepra ka vlera artistike per te prekur driten e skenes. Ne keto momente jemi ne fazat finale te operes, per ta sjelle per publikun shqiptar.

Opera me nje akt, do te vije si premiere boterore me 23 mars ne Teatrin e Operes. Mendoni se eshte nje veper e goditur?

Ne nuk na intereson te flasim per figuren e Ali Pashait me detaje, pasi eshte nje personazh qe efektivisht ka shume dritehije ne histori. Ali pashai eshte nje personazh, me triumfatori ne fillim te viteve 1800 dhe kjo nuk mund te kundershtohet sepse, ne qofte se autori Aleksander Dyman ku me ane te historise se bijes, flet per Ali Pashane apo Lord Bajron, ky kompozitor i shquar i asaj epoke ne Gjermani, ben nje opera duke vene ne qender te aksionit dramatik, nje figure si Ali Pasha dhe jo nje pasha apo sundimtar nga te cilet ka pasur me qindra. Kjo na ben te ndihemi krenare, pasi dhe njehere kultura shqiptare vihet ne qender te nje vepre artistike.

Si do te vije Ali Pashe Tepelena,

ne zerin e nje baritoni shqiptar? Nuk do te interpretoj nje karikature te Ali Pashe Tepelenes, kjo do te jete nje zgjidhje dhe nga ana vizive. Njerezit mendojne qe une do behem plak 80-vjecar, por do te ndodhe e kunderta, pasi Ali Pashe Tepelena eshte nje figure qe transformimin e vet e ka pesuar gjate gjithe karrieres dhe jetes se tij. Kjo veper eshte bere rreth viteve kur Ali Pasha ka qene 40-50 vjec dhe kjo ma lehteson pak punen. Autoritetin, personalitetin e Ali Pashes, trimerine, forcen e tij si personazh, do ta sjelle permes interpretimit muzikor dhe skenik. Shpresoj dhe po punoj shume qe Ali Pasha im, te marre force dhe autoritet ne skene. Do te mundohem absolutisht t'i shmangem karikaturave qe e shnderrojne jo vetem artistin, por edhe personazhin ne veper.

Opera e kompozitorit Albert Lortzing, vjen e kenduar ne gjermanisht. Ka qene e veshtire per ju perballja me kete interpretim ne skene?

Aksioni qe ndodh ne skene eshte mjaft i qarte, ai vendoset brenda 24 oreve, ka personazhe shume karakteristike; ushtaret franceze, grupi turk i oborrit te Pashait, kori i grave te haremit. Vepra me nje akt eshte ne gjuhen gjermane dhe e ndare ne tre skena ku ne cdo skene, recitohet dhe pastaj kendohet. Kjo eshte nje veper qe merr spunto si "Flauti magjik". Ne kete premiere eshte vendosur te perdoret zeri i nje aktori gjerman, ku ben lidhjen midis pjeseve muzikore. Natyrisht cdo gje do te vije me perkthim ne gjuhen shqipe, madje mendohet se do te perdoret dhe nje balet modern, i cili do te ndihmoje per ate cka ndodh ne skene. Pub- liku do te kete mundesine te kuptoje cdo gje qe ndodh ne s k e n e . Ndersa, nga ana e studimit, eshte e v e s h t i r e persa i perket gjuhes edhe pse per mua, nuk eshte hera e pare qe interpretoj nje rol ne gjuhen gjermane.

Impenjimet tuaja ne skenat boterore, i kane lene rrugen kesaj opere, e cila vjen premiere boterore ne Tirane...?

Viti qe shkoi ka qene goxha frytdhenes persa i perket impenjimeve ne disa nga operat me prestigjioze qe kane prekur skenat, nderkaq po kaq prestigjioze jane edhe interpretimet gjate ketij viti. Shinat mbi te cilen mendoj te ecim ne vazhdim jane solide, duke prekur keto opera; "Puritani" ne "National Slovak Teatre" (Teatri Kombetar i Sllovakise), Don Karlo te "Turandot" ne Tolouse te Frances, Luka e "L'amermoor" ne Marseje, "Falstaff " me Shtugart Gjermani dhe "Elesiri i dashurise" ne Verona. Ne fakt, emocionin qe te jep publiku shqiptar, familjaret, miqte apo thjeshte skena shqiptare, nuk e ndjen ne asnje vend tjeter.

Te jesh nje bariton perkrah ikonave te operes nderkombetare, nuk eshte dhe aq e lehte. Mund te konsiderohet kjo si nje sfide qe jo cdokujt i jepet?

Nuk e kam te veshtire te flas per veten ne Shqiperi, pasi them se nje artist shqiptar, vjen ne skene me prova. Me vjen mire qe nuk jam i vetem, madje ka a r t i s t e s h - qiptare qe lakohen ne cdo skene, por jashte vendit asgje nuk arrihet ne kete profesion pa nje pune kerkuese, permiresimin e teknikes vokale, informimi i perditshem me ate cka ndodh me artin. Eshte mjaft i veshtire pasi, per cdo arritje duhet t'i nenshtrohesh konkurseve per te fituar nje rol apo nje teater prestigjioz, per te krijuar ate fazen e pare te artistit; Puna per te krijuar emrin, pastaj eshte emri qe punon per te dhene pune. Une jam akoma ne fazen qe po krijoj emrin tim dhe po e bej me shume sakrifice, pasi zeri eshte me i pjekur per moshen qe kam dhe per kete duhet te kem kujdes ne perzgjedhjen e roleve.

Karriera juaj si bariton eshte vleresuar nga kritikat, por mbi te gjitha nga kritika italiane. Ke rol do te econit si me te arririn?

Ne fakt, rolet qe me kane terhequr me teper, jane ato Moxartiane, si "Don Jovani" ose "Figaro". Se fundi kam bere nje debutim ne Ferrara ku interpretova "Berberi i Seviljes" ku u shoqerova me disa kritika te jashtezakonshme italiane. Tek kjo veper e gjeta veten jashte mase, pasi p e r - sonazhi i Figaros me ngjason ne cdo aspekt. Ky rol do te jete nje nga "kuajt e betejes" per karrieren time artistike.

Cilat jane pritshmerite tuaja artistike gjate ketij viti dhe ne vazhdim?

Me i rendesishem ne kete vit eshte debutimi i rolit te Fordit tek opera "Falstaf" ne Shtutgart. Do te jete nje produksion mbreselenes, pasi Shtutgarti ka fituar nder vite si teatri qe sjell regjite me perparimtare. Ne kete produksion do te behen 3 muaj prova, ku une do te kem 33 shfaqje qe do te behen per tre vite me radhe. Me vone do te me ndjekin, opera "Lucia e L'armermur" ne Marseje, "Elisir d'amore" ne Verona apo "Don Karlo" e "Turandot" ne Tuluze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›