E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, arrestohet 54-vjeçari, akuzohet për plagosje

Një 54 vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës pasi akuzohet se për plagosje me dashje dhe kanosje me armë. Burime nga policia bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm u arrestua në flagrancë 54-vjeçari Zef Hasani, banues në fshatin Trojez, komuna Kthellë-Mirditë.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në fashtin Trojez ka qëlluar pesë herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. D, 43 vjeç si dhe ka goditur me sende të forta një shtetase tjetër duke e dëmtuar rëndë
Ndërkohë materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të "Kanosjes", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" dhe "Plagosjes me dashje".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›