E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, Gjykata e Lartë shpall fajtor kryeministrin Gilani

PAKISTAN - Gjykata Supreme e Pakistanit ka dhënë vendimin për fajësi në rastin kundër kryeministrit Jusuf Raza Gilani, por nuk ka urdhëruar burgosjen e tij.

Gjykata më e lartë e vendit ka akuzuar Gilanin për shpërfillje, pasi kryeministri pakistanez ka refuzuar kërkesat e gjykatës që të kontaktojë autoritetet zvicerane për rihapjen e një rasti të ryshfetit kundër presidentit Asif Ali Zardari, i cili daton nga fundi i viteve 1990.

Gilani ka refuzuar duke thënë se presidenti gëzon imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës që është në post. Kryeministri Gilani mund të përballej me 6 muaj burg, por mediat pakistaneze thonë se gjykata i ka dhënë dënim simbolik, deri në fundin e procedurës që pritet të ndodhë gjatë ditës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›