Mirditë, humbin dy vëllezër në fshatin Lufaj
Dy vëllezër nga fshati Lufaj i komunës Selitë në Mirditë rezultojnë të humbur që prej ditës së djeshme.
Dy vëllezërit Renato dhe Sexho Loci përkatësisht 10 dhe 15 vjeç kanë dalë nga shtëpia dje në mëngjes për të kujdesur për bagëtitë por në mbrëmje nuk janë kthyer në banesë.
Të shqetësuar familjarët e tyre kanë lajmëruar policinë ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.