E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronësia, plagos me lopatë vëllanë, arrestohet 67-vjeçari

Policia e Elbasanit ka parandaluar një krim brenda familjes për motive pronësie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragot ku 67-vjeçari Veiz Paja ka goditur disa herë me lopatë vëllanë e tij N.Paja duke e plagosur.

Policia e Elbasanit ndërhyri në konfliktin mes dy vëllezërve Paja duke e arrestuar 67-vjeçarin Veiz Paja.
 

Menjëherë 57-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit dhe sipas mjekëve ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›