E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, arrestohet 49-vjeçari, akuzohet për zjarrvënie

Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçarit Xhevair Muçaj i cili akuzohet për zjarrvënie. Burime nga policia bëjnë me dije se se 49-vjeçari i ka vënë flakën bimësisë mbrapa banesës së tij por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur në një sipërfaqje të madhe duke djegur rreth 20 hektarë pyll e kullotë.
 

Sipas policisë zjarri brenda një kohe të shkurtër ka përfshirë kopshtet e banesave të lagjes "Sodorol" të qytetit Tepelenë, ku janë djegur 60 rrënjë ullinj shumëvjeçar dhe 20 rrënjë ullinj të mbjellë një vit më parë , dhjetra rrënjë rrush , fiq ,dardhë, mollë , pronë e banorëve të kësaj lagje.
 

Gjithashtu si pasojë e erës së fortë zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat e lagjes "Sodorol" të qytetit Tepelenë pasi zjarri ishte afruar shumë afër banesave në kopshtet e këtyre banesave.
 

Në vendngjarje kanë mbritur me shpejtësi zjarrëfikset e rrethit Tepelenë si dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe zjarrfikset e Gjirokastrës pasi zjarri në momentet e fundit ka rrezikuar seriozisht përfshirjen e banesave nga zjarri.
 

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe dhjetra banorë të kësaj lagje si dhe 10 punonjës të Policisë Tepelenë, ku pas disa minutash është bërë e mundur neutralizimi i zjarrrit dhe të shpëtojnë banesat.
 

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin e 49-vjeçarit Xhevair Muçaj për veprën penale të "Shkatërrimit të Pronës me zjarr".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›