Fullani: Bien eksportet dhe importet

“Eksportet në këto dy muaj u reduktuan në 20.5%, kundrejt të njëjtës periudhë të viti të mëparshëm duke reflektuar njëkohësisht modelimin e kërkesës së huaj. Shqipëria vlerësohet sot ndër ekonomitë që ka potenciale të mira zhvillimit”, deklaroi Fullani.
Kreu i Bankës Qendrore, tha se edhe konsumi ka pësuar ulje, çka dëshmohet me uljen e importeve. “Këto zhvillime janë reflektuar në thellimin e deficitit tregtar në dy muajt e parë të vitit me një normë vjetore prej 21.9% . Ky deficit përcaktohet më së shumti nga shkëmbimet tregtare të energjisë elektrike. Ky përjashtuar këtë efekt, importet e mallrave rezultojnë më të ulëta kundrejt një viti më parë”, u shpreh ai.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, konfirmoi se politika monetare do të vazhdojë të japë stimuj për të mbështetur ecurinë ekonomike, megjithëse në kushtet e një rritje të ngadalësuar të ekonomisë shqiptare, ndikuar nga kriza ekonomike globale. Fullani njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interes për lekun në nivelin 4.25 pikë përqindje, me qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme monetare për nxitjen e aktivitetit ekonomik të vendit. /Start/
2012-04-25 16:47