Mirdite, varroset emigranti qe ra ne gremine
Qindra banore te Mirdites dhe te Kurbinit kane percjelle dje per ne banesen e fundit emigrantin 28-vjecar Kastriot Dedaj, i cili humbi jeten ne perpjekje per t'i shpetuar ndjekjes me shkopinj druri te policise greke. Jane dashur me shume se kater dite perpjekje te vellezerve te viktimes per te sjelle ne atdhe trupin e pajete te emigrantit qe humbi jeten ne kufirin shqiptaro-grek. Dy net me pare, arkivoli ka kaluar ne kufirin me Greqine per te ardhur ne Bushnesh, te Mamurrasit, ndersa dje eshte zhvilluar edhe ceremonia e varrimit te tij. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth dy jave me pare, kur Dedaj me origjine nga Mirdita, se bashku me disa te aferm te tij, ka kaluar maleve ne territorin grek. Por, pasi ata jane diktuar nga policia greke, ata kane tentuar qe te shpetojne nga rrahjet e zakonshme me drure thane, por kjo ka rezultuar fatale per Kastriotin, i cili ra ne gremine.
A. Ndoja
A. Ndoja