Dy muaj pa rroga, protestojne punonjesit e fabrikes se kepuceve
Eshte zhvilluar dje nje nga protestat me masive te punonjesve ne qytetin e Shkodres. Protesta ne fabriken e re te kepuceve mesohet se ishte spontane, jo e organizuar nga sindikatat qe kane me se tre vite qe nuk kane mundur te kryejne nje aksion te tille. Ishin qindra gra punetore ne nje nga fabrikat e reja te kepuceve te inauguruara jo shume kohe me perpara nga Kryeministri Sali Berisha qe kane bllokuar si ambientin e jashtem dhe ate te brendshem, duke paralizuar punen per te kerkuar pagat e prapambetura. Grate kane deklaruar se jane me qira ne shtepi, shumica e tyre ne gjendje te keqe ekonomike dhe mungesa e pages po i shkaterronte. Ato kane thene se leket nuk po i marrin, nderkohe qe sigurimet i paguajne e nuk kane se cfare te cojne femijeve ne shtepi. "Ne pune na bertasin sa mundin, kane thene grate, por rrogat nuk na i japin dhe ne nuk mund te durojme me kete gje". Ne fakt, ka rreth dy muaj qe nuk po shperndahen rrogat dhe, po sipas grave edhe kushtet e "fabrikes se re" te inauguruar pak kohe me pare nuk jane aspak te pershtatshme. "Ne prestari eshte puna me e rende, thane grate, ndersa pjesa me e madhe prej nesh kane lene ne shtepi femijet pa buke". Protestueset thane se do te bllokojne punen deri ne zgjidhjen e problemit, ndersa deri ne oren 15:00 asnje zgjidhje nuk u eshte dhene kerkesave te tyre. Drejtuesit e fabrikes nuk kane dale nga zyrat dhe nuk kane pranuar te kontaktojne me mediat e interesuara. Nderkohe, disa prej punonjeseve bene te ditur dje se nga informacionet qe ato disponojne, drejtuesit e fabrikes jane ne veshtiresi financiare per shkak te nje maksi-gjobe prej qindra mijera eurosh te vena nga KLSH. Nderkohe mesohet se ne kete qytet ka edhe subjekte te tjere te gjobitur e qe po kalojne kriza financiare. Nje nga biznesmenet vendore, qe nuk pranoi te identifikohet, tha se protesta e djeshme mund te shkaktoje nje reaksion zinxhir ne ndermarrje te tjera private, ku punonjesit nuk kane marre pagat ne kohe.
Rudina Llazari
Rudina Llazari