E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirë ekonomia në krizë, por as miza stë lë rehat

Uashington - Dihet se të jesh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është aspak e punë e lehtë. Krahas problemeve madhore brenda e jashtë vendit, krahas sfidave ekonomike dhe politike, Barak Obamës i është dashur të zgjidhë një çështje të një tjetër natyre gjatë një interviste për CNBC në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan u shqetësua gjatë intervistës në vazhdimësi nga një mizë, teksa po i përgjigjej pyetjeve në lidhje me ekonominë gazetarit të CNBC, Xhon Harvud.

Me frustrimin në rritje, ai iu drejtua mizës “Largohu nga këtu”, por mesa duket miza ishte e vendosur në inatin e saj. Pastaj Obama priti që miza të ndalet në dorën e tij dhe me një goditje të vetme e ‘ekzekutoi’ atë.

Operatorët dhe teknikët duartrokitën këtë veprim heroik të presidentit. Obama kishte qenë shumë i zënë me mizën sa harroi edhe temën që po flisnin dhe iu drejtua Harvudit: “Ku e lamë?”.
Nuk kishte si të mungonin edhe elozhet për veten: “Ishte mjaft impresive, apo jo?”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›