E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Koalicion me PS

Cërrik -Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim elektoral në qytezën e Cërrikut. Gjatë takimit, Meta u shpreh se ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se pas 28 Qershorit do të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste dhe na vjen shumë keq për ata të cilët ende nuk prononcohen se me kë do të bëjnë koalicion mbas 28 qershorit. “Megjithatë të jeni të sigurt se e majta dhe progresistët do të bashkohen me 29 qershor të gjithë për tu bashkuar në një Qeveri për të nxjerë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për të çuar në pension njëherë e përgjithmonë Sali Berishën, për të larguar varfërinë dhe papunësinë nga Shqipëria”-tha ai.

Askush në këtë fushatë përveç LSI-së, tha Meta nuk ka paraqitur një program për të nxjerrë vendin nga kriza, nuk ka paraqitur një program për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, nuk ka paraqitur një program për të krijuar industrinë agro-përpunuese, nuk ka paraqitur një program për të ulur importet dhe për të rritur prodhimin vendas. “Ne jemi e vetmja forcë politike që sot kemi një program të qartë përpara shqiptarëve për t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe një program të qartë që garanton punësim të qëndrushëm për qytetarët e Cërrikut dhe për të gjithë shqiptarët për katër vitet që vijnë, prandaj ne jemi alternativa e vërtetë që nxjerr shqiptarët nga varfëria dhe nga kriza.

Sali Berisha e ka futur vendin në krizë, dhe unë bashkë me ju dhe të gjithë socialistët dhe progresistët, do ta nxjerrim përsëri Shqipërinë nga kriza me voton tuaj në 28 Qershor, që në agimin e 29 Qershorit”-tha kreu i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›