E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëditë, në Orosh zjarri përfshin 70 ha pyje

Policia dhe zjarrfikësit pohojnë se është shumë e vështirë fikja e zjarrit te nisur qe dje paradite. Flakët që ndihmohen dhe nga era kanë përparuar shumë duke zgjeruar rrezen e tyre e duke arritur deri në 70 ha 

MIRDITE-Në Orosh të Mirditës vazhdon zjarri që ka nisur nga dita e djeshme duke shkaktuar 15 ha pyje të djegura. Ndërkohë flakët e zjarrit sot kanë përfshirë rreth 70 ha pyje ndersa zjarrfikëse dhe banorë të zonës janë në luftë më flakët. Policia dhe zjarrfikësit pohojnë se është shumë e vështirë fikja e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Flakët që ndihmohen dhe nga era kanë përparuar shumë duke zgjeruar rrezen e tyre e duke arritur deri në 70 ha. Po punohet për shuarjen e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›