E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët italianë, studim për prodhimin bujqësor

Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj tha se grupi i specialistëve italianë, gjatë qëndrimit në Shqipëri, vizitoi ferma të ndryshme dhe kompani agropërpunuese në disa rrethe 

TIRANE-Ekspertë italianë të sektorit agro-rural, nga rajoni i Umbrias, në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar do të përgatisin studime fizibiliteti për zbatimin e disa projekteve mbi standardet e prodhimit bujqësor në vendin tonë. Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj tha se grupi i specialistëve italianë, gjatë qëndrimit në Shqipëri, vizitoi ferma të ndryshme dhe kompani agropërpunuese në rrethet Berat, Vlorë, Lushnje, Lezhë, Shkodër dhe Dibër, ku u njoh nga afër me zhvillimin dhe problemet në këto zona.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›