E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëditë,gjendet i mbytur një 50 vjeçar

Një trup i pajetë është gjetur sot në mëngjes në Reps të Mirëditës pranë lumit Fan. Policia e cila ndodhet në vendin ku u gjet kufoma bëri të ditur se trupi i pajetë është i shtetasit Fran Lepi 50 vjeç. Trupi i gjetur pajetë në brigjet e Fanit u identifikua nga familjarët pasi në rrobat e tij policia nuk gjeti asnjë dokument identifikimi. Policia ka nisur menjëherë nga puna për të zbuluar shkaqet e mundshme të vdekjes por dyshohet që Lepi të jetë mbytur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›