Mesfushori, arrestime te reja ne Elbasan

Pas arrestimit te presidentit te klubit te futbollit Elbasani, Arben Laze, gjate nje operacioni te emertuar “Mesfushori”, eshte pasuar me prangosjen e kater personave me te cilet policia dyshon se kane patur nje lidhje me te, dhe per kete arsye ka pagezuar edhe operacionin me emrin “Mesfushori”.
“Nga hetimet paraprake te kryera me metoda speciale ka rezultuar se shtetasit Mikel Dima dhe Bexhet Hidri jane ndaluar ne aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar me dy automjete rreth 4 kg lende narkotike e dyshuar si heroine. Dyshohet se lenda narkotike vinte nga Maqedonia me destinacion tregun shqiptar”, ka sqaruar ne nje konference per shtyp zedhenesi i policise Klodian Branko.
“Nderkohe qe dy bashkepunetoret e tjere te ketij grupi, shtetasit Gjergji Gjika dhe Thanas Bebi, jane arrestuar ne flagrance ne nje magazine ne Elbasan. Magazina ishte kthyer ne nje laborator ku perzihej per t’u shperndare ne tregun vendas lenda narkotike. Ne kete magazine jane sekuestruar 1 kg lende narkotike e dyshuar kokaine, si dhe pajisje te tjera te perzierjes se lendes narkotike”, ka saktesuar Branko.
Por duket se edhe per te arrestuarit e se shtunes ne mbremje do te jete Prokuroria e Krimeve te Renda ajo qe do kryeje hetime te metejshme. Fakti qe dosja i dergohet kesaj prokurorie, i ve te arrestuarit, nese gjenden fajtore, nen nje akuze qe minimalisht denohet me 12 vjete. Sipas burimeve policore, lufta per te shkaterruar grupe te tjera kriminale te trafikut te droges ne rrethin e Elbasanit vazhdon, ndersa ky qytet mbetet sipas te dhenave nje epiqender e trafikut te narkotikeve.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code