Mirel: Në demokraci debati zhvillohet në Parlament
“Në një demokraci, debati politik, diskutimet politike mund të bëhen vetëm në Parlament dhe jo në rrugë. Përndryshe do të kemi një ndikim në Opinionin që do të përgatisim ne, dhe për këtë do të shikojmë funksionimin e demokracisë, parlamentin dhe do të shohim nëse ai funksionon”, theksoi Mirel gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin, Ilir Meta.
Prandaj-shtoi ai -duhet gjendur mënyra që shumë shpejt Opozita të kthehet në Parlament. Pra, unë po inkurajoj që të ketë dialog mes Pozitës dhe Opozitës dhe që të gjendet zgjidhje në mënyrë që opozita të kthehet në parlament për të kontribuar në këtë debat.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Meta deklaroi se asnjë institucion në botën demokratike nuk kërkon rihapjen e kutive “ose nuk parakupton të flitet për dialog pikërisht për këtë gjë, sepse ju e dini shumë mirë që OSBE-ODIHR, kanë bërë një raport nëpërmjet të cilit i kanë çertifikuar këto zgjedhje si zgjedhjet më të mira të zhvilluara deri më sot në Shqipëri”.
“ Ashtu sikurse edhe ju e dini që Ministrat e Jashtëm të BE-së do të vendosnin për kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim pas raportit të zgjedhjeve të OSBE-ODHIR që ishte një test për zgjedhjet. Vetëm kërkesën absurde të Opozitës për hapjen e kutive nuk e parakupton”, theksoi Meta.
Ai shtoi se qeveria ka qenë dhe është e hapur për dialog për të akomoduar të gjitha kërkesat e arsyeshme të cilat ndihmojnë jo vetëm për të pasur një dialog të qëndrueshëm në të ardhmen në Parlament, por njëkohësisht edhe të përmirësojmë akoma më tej standardet e demokracisë apo të funksionimit të institucioneve në vendin tonë.