E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mirela Bogdani: Nevojitet hartë e re gjyqësore që prokuroritë dhe gjykatat të jenë plotësisht funksionale

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani teksa iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve mbi raportin e institucionit që ajo drejton, bëri të ditur se vitin që vjen do të ngrihet një grup pune për hartimin e hartës së re gjyqësore në vend.

“Ashtu siç është diskutuar edhe në komisionin e Ligjeve nuk ende një studim, kjo edhe për shkak të ngarkesës siç e përmenda të Këshillit në procesin e vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve janë 46 raporte të miratuara, janë procese me të cilat prokurorët ballafaqohen në momentin që përballen me Këshillin për të marrë vlerësimin e tyre, të vlerësojnë mënyrën se si është zbatuar harta e re gjyqësore. Ligji parashikon që një herë në 5 vjet bëhen këto lloj ndryshimesh.

Në vitin pasardhës do të ngremë grup pune në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor në mënyrë që ta adresojmë si çështje”, u shpreh Bogdani.

Ajo vuri në dukje se kjo hartë e re gjyqësore parashikon që ta bëjë sistemin funksional në mënyrë që prokuroritë dhe gjykatat në vend të mos kenë nga 1 prokuror apo 2 gjykatës.  

“Natyrisht në kushtet aktuale të sistemit, edhe te studimi që është përgatitur në funksion të hartës së re gjyqësore. Çështja kryesore që është ngritur ka qenë aksesi.

Pra, është pasur në konsideratë që do të zvogëlohej aksesi i qytetarëve por ndërkohë do të rritej dhënia e shërbimit në standardizimin e saj, por natyrisht edhe një eficicencë më e lartë e zyrave të prokurorisë apo të gjykatave që kishin ngleur me 1 prokuror, apo 2 gjykatës.

Kështu që për të krijuar atë balancë dhe për të ruajtur funksionalitetin e sistemit dhe për të rritur eficiencën është vendosur aprovimi i hartës së re gjyqësore, qoftë në sistemin e gjyqësorit ashtu edhe në atë të prokurorisë”, theksoi më tej Bogandi në Kuvend.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›