E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirëmbajtja e rrugëve në Kukës, prefekti Baji: Prioritet, rrugët që çojnë drejt atraksioneve turistike

Stina e dimrit në qarkun e Kukësit sjell problematika të përsëritura për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut, si dhe për shkak të terrenit malor të zonës. Prefekti i qarkut Kukës, Dritan Baji, tha se është zhvilluar një takim me strukturat përgjegjëse, ku në fokus janë vendosur akset rrugore që duhet të mirëmbahen gjatë sezonit të dimrit.

“Dimri shoqërohet me kushte atmosferike si reshje shiu dhe bore me intensitet të lartë. Patëm një takim me kompanitë kontraktuese të cilat kryejnë mirëmbajtjen e të gjitha segmenteve të rrugës. Janë dy element kryesor të cilët bëjnë të mundur komunikimin, lirimin apo zhbllokimin e rrugëve në rast se do të ketë element të tillë”, u shpreh ai.

Baji theksoi se, rrugët që të çojnë drejt atraksioneve turistike do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të mirëmbahen në mënyrë që të zhbllokohen në kohë, në çdo rast kur ka reshje të dendura shiu apo dëbore.

“Pikat turistike zakonisht janë pjesë e rrugëve nacionale”, tha ai.

Duke parë numrin në rritje të vizitorëve jo vetëm gjatë verës por edhe në dimër, si dhe rëndësinë e destinacioneve turistike që tërheqin vizitorë nga zona të ndryshme, lind nevoja për mirëmbajtje të vazhdueshme të këtyre rrugëve.

Gazetar: D. Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›