Mirëpritet në Tiranë e Shkodër

Gjatë fundjavës, Teatri i Mitrovicës ka dhënë në Tiranë dhe Shkodër shfaqjen “Na të birtë e shekullit të ri”.
Menaxherja e teatrit, Marigona Bekteshi, shprehet mjaft e kënaqur me pritjen që teatrit mitrovicas iu bë nga publiku i këtyre dy qyteteve shqiptare. Bekteshi pohon se, në këtë kontekst, është me rendësi të përmendet fakti që Teatri Profesionist i Mitrovicës është teatri i parë - përveç Teatrit Kombëtar të Kosovës - që prezantohet në Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Sipas saj, në Shqipëri është bërë një organizim shumë i mirë, përmes të cilit janë hapur shtigje të reja për teatrin mitrovicas.
“Pas shfaqjes në Tiranë kemi marrë ftesën për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të teatrove, i cili në kryeqendrën shqiptare mbahet në tetor”, sqaron Bekteshi.