Shkarkohet drejtori Besnik Jakaj

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave Besnik Jakaj
deklaroi para mediave largimin e tij nga posti që mban që nga viti 2009.
Zoti Jakaj e ka cilësuar këtë lëvizje si politike bazuar në marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe të Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet.
Por ish kreu i qendrës së Kontrollit të Barnave nuk i dha përgjigje pyetjes nëse largimi ishte politik sic deklaroi apo shkarkim edhe pse javët e fundit ka pasur një krisje të marrëdhënieve mes tij dhe dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përplasja nisi me deklaratën që dha Jakaj për mediat mbi punën e farmako-vigjilencës, sistemi i ri që kontrollon efektet anësore të dëmshme të barnave tek pacientët.
Sipas zotit Jakaj, në tregun tonë farmaceutik po monitoroheshin 8 lloje barnash por Ministria e Shëndetësisë deklaroi disa javë më pas se nuk kishte marrë asnjë informacion në rrugë zyrtare nga ky institucion i rëndësishëm shëndetësor në lidhje me listën e barnave që po monitorohen në treg.
I pyetur nga Top News, drejtori i Drejtorisë Farmaceutike në Ministri, Ahmet Isufi tha atëherë se pas kësaj deklarate, kreu i Qendrës së Kontrollit të Barnave jo vetëm nuk kishte vënë në dijeni Ministrinë, por as OBSH, e cila bazuar në rregulloren ndërkombëtare duhet të lajmërohet menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve apo mjekëve për efektet e dëmshme të medikamenteve.
Sipas Isufit, OBSH i kishte kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë informacion zyrtar për këto barna pas deklaratave të dhëna në media nga drejtori i Qendrës së Kontrollit të Barnave.