"Mirëserdhët zoti Marshall", sonte në Imperial
Java e VIII-të e Kinemasë Spanjolle vijon me filmin komedi të regjisorit Luis Garcìa Berlanga. "Mirëserdhët zoti Marshall" ("Bienvenido Mister Marshall"), realizim i vitit 1953, shfaqet sonte në Kinema Imperial, ora 19.00. "Në fshatin e harruar Villar del Rìo, ku rrallëherë ndodh diçka, një mëngjes, i dërguari i qeverisë njofton banorët për ardhjen e disa komisionerëve amerikanë të planit Marshall, të cilët do t'u japin ndihma ekonomike". Ky është me dy fjalë, subjekti i komedisë së shkruar nga Juan Antonio Bardem, Migel Mihura dhe vetë regjisori Berlanga. Luajnë aktorët José Isbert (Don Pablo), Lolita Sevilla (Carmen Vargas), Alberto Romea (Don Luis), Manolo Morán etj. "Bienvenido Mr. Marshall" ka fituar Çmimin Ndërkombëtar në Festivalin e Kanës në vitin 1953.