E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirësevjen Zonjë e Nderuar! Zoti i bekoftë Klintonët

01-11-2012 / Gazeta 55

Vizitë historike në Tiranë e shefes së diplomacisë amerikane, Hillari Klinton, në agjendën e së cilës përfshihet edhe një përshëndetje në Kuvend, në kremtim të 100-vjetorit të pavarësisë. Natyra historike e vizitës konfirmon marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me SHBA-të si dhe aleancën strategjike mes dy vendeve, por edhe adhurimin mbarëkombëtar për një familje politikanësh që ka bërë kaq shumë për përmbushjen e çështjes shqiptare, saqë e ka konsideruar atë jo një çështje diplomatike, por një çështje personale

Vizitat e një zyrtari të lartë të SHBA-ve në Shqipëri, Sekretar Shteti apo President, veç rëndësisë së tyre gjithmonë kanë pasur edhe simbolikën e vet.
Pas viteve ’90, siaprin e vizitave të zyrtarëve të lartë amerikanë në Shqipëri e ngriti Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker. Pritja e tij madhështore në Tiranë, por për më tepër mesazhet e tij inkurajuese dhe mbështetëse për Shqipërinë në rrugën e saponisur të demokracisë, ishin dëshmia më e mirë se SHBA-të në raport me vendin tonë kishin mbetur po ato të vitit 1913, të kohës së Presidentit Uillson, ndër mbrojtësit më të çmuar të integritetit tonë territorial.
Në konfirmim të mbështetjes së SHBA-ve, por edhe të nxitjes dhe inkurajimit të rrugës së reformave integruese në NATO edhe vizitat e Sekretares së Shtetit Medlin Ollbrajt dhe të Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell nuk e fshihnin këtë qëllim.
Kulmi pa dyshim mban datës 10 qershor 2007. Për herë të parë në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit ulet avioni “Air Force One”, nga bordi i të cilit zbriti Xhorxh U. Bush, i pari President i SHBA-ve që vizitonte Shqipërinë. Më tepër se sa fakti që për herë të parë një President amerikan vizitonte Shqipërinë, ishin dy mesazhet e tij që e bëjnë këtë vizitë të mbetet historike. Ndërsa mesazhi i parë lidhej me Shqipërinë dhe ishte inkurajimi dhe mbështetja e saj në metrat e fundit të anëtarësimit në NATO, mesazhi i dytë i kapërceu kufijtë e vendit tonë dhe lidhje me fatin e kombit shqiptar, saktësisht me gjysme trungun e tij, Kosovën. Ndaj edhe jo si rastësisht presidenti Xhorxh U. Bush, zgjodhi Shqipërinë për të përcjellë mesazhin e tij të dytë, sipas të cilit pavarësia e Kosovës tashmë ishte thjesht dhe vetëm çështje kohe.
Krahas natyrës historike të këtyre vizitave të rëndësishme si pjesë e marrëdhënieve të veçanta të Shqipërisë me SHBA-të natyrshëm edhe vizita e sotme e Sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton në Tiranë, mbart me vete traditën një shekullore të këtyre marrëdhënieve. Si pjesë e kësaj tradite një shekullore në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë vizita e Hillari Klinton mbart me vete simbolikën e saj, e cila e ka zanafillën që në vitin 1913, vit prej nga Shqipëria falë mbështetjes së SHBA-ve konsolidoi territorin e saj si shtet, për të mbërritur në këtë 100 vjetor të Pavarësisë në konfirmim e mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të reformave dhe integrimit në strukturat ndërkombëtare.
Pikërisht, në një vit të shënuar për Shqipërinë, është Sekretarja amerikane e Shtetit që përcjell mesazhin e shënuar të konfirmimit të mbështetjes amerikane për Shqipërinë.
Por vizita e sotshme e Sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton në Tiranë, por edhe ajo në Kosovë, nuk mund të mos mbart me vete edhe adhurimin nga të dyja anët e kufirit kombëtar për një familje që e ka bërë çështjen shqiptare një çështje personale. Kontributi i Presidenti amerikan Bill Klinton në çlirimin e Kosovës është i madh dhe i paçmuar. Ky kontribut merr rëndësi edhe më të madhe edhe nga konfirmimi që me vizitën e saj në Kosovë, Hillari Klinton i bëri paprekshmërisë së integritetit territorial dhe institucional të Kosovës.
Ky qëndrim i bashkëshortëve Klinton, i bën ata, që më tepër se sa të respektohen si Presidentë apo Sekretarë amerikanë të Shtetit, të respektohen dhe mirëpriten në trojet shqiptare, si një njerëz të nderuar, si miq të shqiptarëve.
Ndaj edhe Zoti i bekoftë Klintonët...!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›