E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet e Sekretares amerikane të Shtetit

01-11-2012 / Gazeta 55

Gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, Sekretarja Amerikane e shtetit, Hilari Klinton do zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit. Vizita e Klinton në Tiranë do të nisë me një mesazh drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Më pas axhenda e saj do të vijojë me takime të posaçme si me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në rezidencën amerikane në Tiranë dhe Kryeministrin Sali Berisha në Selinë e Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, në axhendën e Klinton, është parashikuar edhe një takim me kreun e opozitës, Edi Rama. 

Masat kufizuese në akset rrugore për sigurimin e rrugëkalimit të delegacionit të kryesuar nga Sekretarja së Shtetit të SHBA-ve

Klinton, sot në Tiranë, policia merr masat

Policia e Kryeqytetit, ka planifikuar dhe ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Klinton, e cila do të vizitojë Shqipërinë gjatë ditës së sotme.
Në këtë kuadër janë planifikuar dhe disa masa kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, përkatësisht:
1.      Nga ora 22.00’ e datës 31. 10. 2012 deri në orën 17.00’ të datës 01. 11. 2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore.
-          Rinas – Qafë Kashar;
-          Qafë Kashar – Rreth Rrotullimi i Doganës;
-          Rreth Rrotullimi i Doganës – Unaza e Re – Pallati me Shigjeta;
-          Pallati me Shigjeta – Bulevardi Barjam Curri – Ura e Lanës te Hotel Dajti;
-          Ura e Lanës te Hotel Dajti – ETC– Rruga e Elbasanit;
-          Rruga e Elbasanit – Pallati i Brigadave;
-          Rruga Ismail Qemali – Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri te Hotel Sheraton;
-          Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
-          Bulevardi Zhan D’Ark deri te Pallati me Shigjeta.
 
2.      Nga ora 10.00’ të datës 01. 11. 2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme:
-          Rinas – Qafë Kashar;
-          Qafë Kashar – Rreth Rrotullimi i Doganës;
-          Rreth Rrotullimi i Doganës – Unaza e Re – Pallati me Shigjeta;
-          Pallati me Shigjeta – Bulevardi Barjam Curri – Ura e Lanës te Hotel Dajti;
-          Ura e Lanës te Hotel Dajti – ETC – Rruga e Elbasanit;
-          Rruga e Elbasanit – Pallati i Brigadave;
-          Rruga Ismail Qemali – Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri te Hotel Sheraton;
-          Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
-          Bulevardi Zhan D’Ark deri tekPallati me Shigjeta.
 
3.      Nga ora 10.00’ deri në orën 17.00’ të datës 01. 11. 2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore:
-          Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Sheshi Skënderbej;
-          Rruga e Durrësit deri te Rreth Rrotullimi i Doganës.
 
Policia e Kryeqytetit, shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›