E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri këshillon Erionin për lidhjen me Bertinën

24/03/10 22:10

Miri dhe Erioni diskutojnë për lidhjen e tij me Bertinën. Erioni justifikohet se fakti që janë në këtë spektakël e jo në jetën jashtë, e bën që të mos i shkëpusë lidhjet me të sepse këtu i shohin një publik i tërë. Ai thotë se i vjen më shumë keq për Bertinën në këtë rast. Miri ia kthen se më mirë është që tia thotë se lidhja e tyre nuk mund të funksionojë sepse nuk u puqen karakteret sesa kështu. . Erioni tregon se këtë i kishte thënë edhe Bertina më parë. Miri mendon se ata duhet të sqarohen sa më shpejt për këtë gjë sepse edhe të zihen për cdo gjë, duket sikur të dy janë fëmijë. Edhe Erioni mendon kështu dhe shprehet se me Bertinën nuk kuptohet pasi të dy i mendojnë ndryshe gjërat. Miri e këshillon që ai të flasë me Bertinën dhe mendon se edhe të rrinë të lidhur se u vjen keq për njeri-tjetrin apo për lojën, është e kotë. Miri insiston që ta diskutojnë e të dy të arrijnë në një pikë të përbashkët nëse do e vazhdojnë apo jo lidhjen. Për Mirin, nuk ka asgjë të keqe që ata e provuan këtë lidhje dhe nëse nuk funksionon, atë e dinë më mirë ata të dy që po e përjetojnë, pavarësisht se është një lidhje e bukur dhe plot dashuri edhe në sy të të tjerëve. Ai shprehet se si ai, edhe të tjerët nuk po i kuptojnë se njëherë i shohin duke u zënë e njëherë duke u puthur sikur ska ndodhur asgjë dhe nuk dinë si të sillen me ta e më pas shton se ndoshta po e bëjnë për shoë, por Erioni e mohon menjëherë këtë gjë. Nuk bëj për shoë asgjë- thotë Erioni dhe Miri pas këtyre fjalëve e këshillon sërish që të flasë me Bertinën për këtë situatë. Ai tregon se është matur shpesh herë që të flasë me të e ta këshillojë, por Bertina nuk e ka lejuar. Erioni duket i mërzitur dhe ndez një cigare. Më pas, të dy djemtë bashkohen me të tjerët e fillojnë të kërcejnë e këndojnë me ta. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›