E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE:Monitorojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Ambasadorët e huaj në Shqipëri janë mbledhur në një takim të përbashkët për të folur mbi të drejtat e njeriut. Në këtë takim ambasadori i Spanjës u shpreh se qëllimi i presidencës së Bashkimit Europian është të rinovojë strategjitë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sipas tij, strategjia e re do të mbështetet në tre pika kryesore, monitorimin e situatës së të drejtave të njeriut, mbajtjes së dialogut me mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe mbështetja e mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Sipas Montobios duhet të ketë më shumë dialog mes institucioneve dhe OJQ-ve për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ai u shpreh se palët që do të dialogojnë për të drejtat e njeriut do të kenë edhe mbështetjen e ambasadorëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›