E Diel, 1 Nëntor 2026

Miriam Cami jashtë jurisë së ‘The Voice of Albania’

TIRANË- Teleshikuesit nuk do të mundin të shohin sezonin e tretë të ‘The Voice of Albania’, fytyrën e bukuroshes Miriam Cami, pasi ajo nuk do jetë pjesë e këtij edicioni. Lajmi konfirmohet nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Miriam teksa rrëfen se po përgatit projekte të reja, mban të rezervuar dhe nxit kureshtjet e fansave të saj, duke i premtuar se së shpejti do mësojnë të rejat më të fundit.

“Miq! Pasi me keni drejtuar shumë emaile dhe mesazhe në lidhje me spektaklin ‘The Voice of Albania’, nuk dua t'ju mbaj më gjatë në padijeni dhe ju them që unë nuk do jem pjesë e këtij edicioni të 3. Më keni mbështetur dhe shoqëruar në mënyrën më të bukur gjatë këtyre 2 viteve. Për mua ka qenë një eksperiencë profesionale dhe shpirtërore vërtetë e vlefshme, një pasuri në biografinë time dhe rrugëtimin tim artistik. Kam punuar me një staf të mrekullueshëm të cilit i uroj nga thellësia e zemrës një edicion sa më teë suksesshëm dhe natyrisht me talente të cilat vetëm “The Voice” di të sjellë. Kolegët e mi do bëjnë një punë të shkëlqyer për t'ju mbajtur edhe vitin e 3 të gozhduar para ekranit :))
Projekte të bukura jam duke ngritur me një punë intensive, të cilat me padurim pres t'jua prezantoj në javët në vijim. E adhuroj punën time dhe fal jush kam mundësinë ta përballoj cdo sfidë, duke e kthyer lodhjen në kënaqësi. Ju jeni mbështetje dhe frymëzim për arritje gjithmonë edhe më të mëdha. Ju dua”, shkruan Miriam. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›