Miriam, për Rita Orën e Rona Nishliun

Këngëtarja Miriam Cani, e cila viteve të fundit është aktive në skenën tonë muzikore, nuk pajtohet me frymën negative që mbizotëron mes shqiptarëve.
Anëtarja e jurisë në shfaqjen e talentëve, "The Voice", ka kritkuar nënvlerësimet që u bëhen këngëtarëve të tjerë, mes tyre edhe Rita Orës.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Cani ka shkruar: “Ta komentosh këngëtaren Rihanna “llumi i vipave, pa pikë talenti, që ka bërë sukses vetëm me skandale”… Këtë vetëm në Shqipëri e kam dëgjuar për herë të parë në këto vite!"
Cani ka komentuar edhe qasjen ndaj artistëve shqiptarë, duke thënë: "E njejta gjë po bëhet madje edhe me artisten shqiptare Rita Ora. I njejti fenomen ndodhi me Rona Nishliun.Të njejtën gjë po bëjnë me këngën fituese të Festivalit.Fryma negative përcillet vetëm nga bashkëatdhetarët.Lexon komente në të gjitha gjuhët e botës që përkrahin shqiptarët të sapopërmendur dhe lexon fyerje ndaj tyre në gjuhën tënde! Turp!"
Këngëtarja ka shtuar, se derisa nuk duam vetën, mos të presim respek dhe dashuri nga të huajtë.
"Këtu më vjen vetëm për të thënë “mungesë e theksuar kulture dhe informacioni".Ku jetojnë këta njerëz? U këshilloj njerëzve të tillë të zgjohen nga ky negativizëm, se janë komplet jashtë realitetit! Mos të kenë motiv jete nënvlerësimin dhe mosrespektin ndaj njerëzve të tjerë, për tu ndjerë vetë të plotësuar! Mos ta shohin aty kuptimin e jetës dhe lumturisë! Duhet të fillojnë të logjikojnë me vend, para se të presin ndryshime në këtë vend! Sepse kjo frymë dhe ky qëndrim reflekton realitetin, frymën dhe kulturën e Shqipërisë. Çdokush duhet të fillojë nga vetja. Nuk është vonë! Ende nuk është vonë”, ka përfunduar Miriam. /Indeksonline/