Miriami zbulon të preferuaren nga "The voice"

Pas 17 javësh në ekran, në spektaklin e “The Voice of Albania”, Miriam Cani i rikthehet punës për realizimin e klipit të saj më të ri.
Duke folur për mediat shqiptare, lidhur me kohën e kaluar në garën për talentë, Miriam ka thënë: "I gjithë “The Voice” si eksperiencë më ka dhuruar vetëm momente te bukura dhe frytdhënëse në karrierën time. Kanë qenë dy vite plot emocion, punë të madhe me shumë pasion dhe kënaqësi." Tutje, e pyetur nëse do mund të bënte ndonjë bashkëpunim me të preferuarin/ën e saj në “The Voice”, dhe cili do të ishte, Cani është përgjigjur: "Nëse do të bëja një bashkëpunim me një person të cilin e kam shumë për zemër, mendoj që do ishte Vjosa nga “The Voice 1”. Unë vlerësoj mbi të gjitha njeriun më shumë se gjithçka tjetër. Çdokush që ruan vlerat njerëzore te vetja, për mua është një njeri me vlera maksimale." /Indeksonline/