Vazhdojnë votimet për finalistët

Spektakli i famshëm televiziv, me karakter garues, "X Factor Albania", rikthehet sonte në ekranet shqiptare me natën e 9-të të interpetimeve ''live" nga garuesit. Edicioni i dytë, që filloi së shfaquri me 28 tetor në TV Klan, mblodhi të rinjë nga të gjitha viset shqiptare, që shkuan me të njejtën ëndërr, për të pushtuar skenën. Gara vazhdon akoma mes finalistëve të mbetur, ndërsa janë votat e publikut ato që do t'i mbajnë këngetarët ne garën e madhe. Egzona Ademi, në kategorinë e solo këngëtarëve, dhe djemtë e grupit "KSAL", janë garuesit nga Kosova, që do të performojnë sonte, me synim të fitojnë çmimin e parë në këtë garë muzikore. "Ju kujtojmë që edhe pak orë na ndajnë nga nata e 9-të live. Ju falënderojmë pafund për mbështjetjen që keni treguar deri tani, gjithashtu vazhdoni ta bëni, sepse vetëm nëpërmjet votava tuaja këtu dhe me sms, konkurenti juaj i preferuar nuk rrezikon largimin nga gara. Shfrytezoni edhe këtë kohë të mbetur duke votuar të preferuarin tuaj. Ndërkohë ne ju premtojmë një natë të shkëlqyer artistike," thuhet në faqen zyrtare të spektaklit në rrjetin social Facebook, krahas vegëzes për votim online. /Indeksonline/ http://www.facebook.com/questions/594936527187169/