E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirrel: Përgjigjja e pyetësorit do të varet edhe nga opozita

Drejtori i KE-së për Ballkanin Perëndimor Pierre Mirel ka theksuar në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Meta se në opinionin të Bashkimit Europian do të merret parasysh edhe funksionimi i Parlamentit dhe pjesëmarrja e opozitës në sallë. Mirel duke i bërë thirrje opozitës të hyjë në Parlament theksoi se duhet gjetur dialog politik mes qeverisë dhe opozitës për të gjetur një zgjidhje.
"Të gjitha forcat politike duhet të ndihmojnë për një përgjigje sa më të mirë të pyetësorit të BE-së thekoi Mirel duke shtuar se dhe për këtë arsye që Parlamenti të kontribojë nevojitet që opozita të jetë e pranishme në sallë. Gjithashtu Mirel theksoi se debati politik në një shtet demokratik mund të bëhet vetëm në sallën e Kuvendit dhe jo në rrugë. Gjithashtu Mirel theksoi se përparësi për hapat e mëtejshme të Shqipërisë në BE do të jetë përgjgijet e pyetësorit duke shtuar se kjo është një sfidë ëpr Shqipërinë por edhe një shans i mirë ëpr të.
Nga ana e tij Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm meta ka theksuar se KE- do të mbështesë integrimin e Shqipërisë duke shtuar se vizita e zotit Mireldo të pasohet edhe nga vizita të tjera për një marrdhënie më të mirë me BE-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›