Sherr me thika te Drejtoria Arsimore, dy të plagosur
TIRANË- Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me thikë, pas një sherri që ndodhi në Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, i plagosur ka mbetur një student, Valden Abazi dhe roja i institucionit, që sipas drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore të Tiranës, ndërhyri për të ndarë sherrin.
Sipas saj, i plagosuri së bashku me një shokun e tij po legalizonin një dëftesë pjekurie, në kohën që janë sulmuar me thikë nga një tjetër person që nuk kishte lidhje me Drejtorinë Arsimore.
"me sa morëm vesh ishte një sherr që kishte nisur më parë, jashtë ambienteve tona"- ka bërë të ditur drejtoresha e kësaj drejtorie. Sipas saj, punonjësit kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin, gjatë të cilit mbeti i plagosur roja, ndërkohë që agresori është larguar.