Tiranë/Zihen për një femër, plagoset 18-vjeari
Sherri për një femër ka përfunduar me plagosjen e një 18-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e drejtorisë arsimore të Tiranës ku gjatë një zënke ka mbetur i plagosur Valen Abazi. Sipas policisë mësohet se 18-vjeçari kishte shkuar në drejtori për të tërhequr formularin A4 për të konkurruar për në universitet ku në oborr ka nisur një grindje me një tjetër bashkëmoshatar i cili ishte i shoqëruar me një femër. Burimet pohojnë se autori i plagosjes ka nisur grindjen duke i thënë 18-vjeçarit dhe shokëve të tij të mos shikonin të dashurën e tij. Më pas ata janë përgjigjur se po plotësonin formularin A4 por këtu ka nisur edhe grindja mes tyre ku pas grindjes me fjalë autori ka kërkuar edhe ndihmën e shokëve të cilët kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka mbetur i plagosur Valen Abazin i cili është kandidat për student. Sipas policisë i riu ka marrë plagë në shpatull dhe në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.