FMN, takon anëtarët e PS-së në komisionin e ekonomisë
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë takuar sot në kryesinë e Kuvendit me anëtarët e opozitës në komisionin e Ekonomisë.
Takimi vjen një ditë pas atij të zhvilluar me deputetët e maxhorancës në këtë komision dhe bëhet i ndarë për shkak të bojkotit të opozitës nga gjithë veprimtaria e punës së Kuvendit
Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerëin Bell, së bashku me përfaqësues të këtij misioni, zhvilluan dje një takim pa praninë e mediave me përfaqësues të mazhorancës në komision kun ë qendër të bisedimeve ka qënë ecuria e ekonomisë në Shqipëri dhe rishikimi i buxhetit të shtetit.
Ndërkohë nesër shefi i misionit të FMN-së Gerëin Bell do të ketë një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Ridvan Bode si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.