E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mishin e njerëzve, e shiste për mish struci

Në një fshat bë jugperëndim të Kinës, policia lokale ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e afro dhjetë të rinjve dhe fëmijëve, të cilët i copëtonte, e pastaj, mishin e tyre e shiste në treg – për mish struci.

Zhang Yongming (56) u arrestua para dy javësh, në fshatin e tij të lindjes, Nanmen, në krahinën kineze Yunan. Ai u arrestua si i dyshuar për vrasjen një 19-vjeçari, në fund të muajit prill, dhe për zhdukjen e disa të rinjve të tjerë.

Derisa po bastiste shtëpinë e Yongming, policia gjeti një celularë dhe një kartelë bankare në emër të djaloshit të vrarë, si dhe disa dëshmi të tjera që e lidhnin me atë me zhdukjen e disa të rinjve të fshatit gjatë viteve të fundit.

Zhang, jetonte vetëm dhe kurrë nuk fliste me fqinjët e tij. Më parë ai kishte vuajtur një dënim prej 20 vjet burg, për shkak të një vrasjeje, prandaj në fshat njihej me nofkën “monstrumi kanibal”, njofton agjencia AFP.

Fshatarët deklaruan se para shtëpisë së tij shpesh shihnin qese të gjelbra plastike, nga të cilat, sipas tyre, dukeshin copa eshtrash. Nga ana tjetër, gazeta kineze ‘Standard’ pohon se në shtëpinë e Zhang policia gjeti sy njerëzish të futur nëpër shishe të verës, por edhe mish njerëzish, të cilin ai e kishte varur për ta tharë.

Policia ka frikëse Zhang mund t’i ketë ushqyer me mish njerëzish tre qentë e tij, dhe se tepricën mund ta ketë shitur në treg, si “mish struci”, nënvizon gazeta kineze.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi se Pikini zyrtar ka dërguar në Yunan një ekip ekspertësh, të cilët do të mbikëqyrin hetimet për gjetjen e adoleshentëve të zhdukur.

Eksperti për Kinën, nga Universiteti i Hong Kongut, Joseph Cheng, ndërkaq pohon se, edhe pse krahina kufitare kineze Yunan është e vetëdijshme për prapambeturinë e saj krahasuar me krahinat tjera të Kinës, rrëfimi për kanibalizëm do t’ia prish edhe më shumë imazhin e saj, kështu që ka gjasa që për këtë arsye po shtrembërohen qëllimisht detajet lidhur me këtë rast.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›