Misi i parë shqiptar, zana e familjes përmetare
Një shprehje e vjetër thotë se: “Zoti i pikturon njerëzit, sipas mirësisë që ata mbartin në zemër dhe shpirt”. Me këtë mendim, është bashkuar edhe një qytetare shqiptare, e cila banon në Tiranë, por origjinën e ka nga Përmeti. Gruaja pranë moshës së pensionit, jeton me një burrë me aftësi të kufizuara, për shkak të invaliditetit fizik. Në kushte të vështira ekonomike, është gjendur vetëm me një listë faturash të papaguara dhe në udhëkryq për të plotësuar edhe nevojat më minimale të jetesës.
Papritur dhe papandehur, ashtu siç u shfaq edhe zana mirëbërëse në përrallën e Hirushes, familjes në vështirësi i ka ardhur në ndihmë misi i parë shqiptar, Valbona Selimllari. Ajo ka paguar faturat, ka dhënë ndihmë me një zemërgjerësi të pashoqe. E ndodhur përsëri ngushtë, këtë herë, për shkak të sedrës, qytetarja ka dashur ta tregojë këtë ngjarje jo të zakontë me një falënderim publik për “zanën” duke kërkuar publikimin e kësaj historie në gazetën “Shqip”, por duke mbetur anonime. “E dashur Valbona, zoti të bekoftë dhe shumë faleminderit!”...
#