E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misionari që transportonte drogë

I vetëshpallur si misionar, ai kontrabandonte droga të paligjshme për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I dyshuari besohet se ka udhëtuar disa herë për në Kosovë. Hetuesit thanë se 52-vjeçari William Mizell ka kryer një numër të udhëtimeve në Kosovë. Hetimi në të cilin dyshohet se është përfshirë Mizell, ka filluar tre muaj më parë.

Sipas policisë, i arrestuari Mizell udhëtoi në Kosovë dhe me recetë ka marrë ilaçe të tilla si Xanax dhe Hydrocodone. Mizell pastaj i ka shitur këto droga për 5 dollarë copa, në vende si Gjorgjia. Ai akuzohet për shitjen e narkotikëve, posedim me qëllim për të shpërndarë dhe për posedim të armës së zjarrit, gjatë kryerjes së aktivitetit të tij ilegal.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›