E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool merr Suarezin, nuk e shet Torresin

Klubi nga Anfield ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Luis Suarez në Liverpool, për 26.5 milionë Euro. Ka mbetur që të bëhen ekzaminime mjekësore. Klubit i është dhënë leja nga Ajaxi për t`i diskutuar termat personal me lojtarin dhe përfaqësuesin e tij.

Ndërkohë, një zëdhënës ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes së yllit kryesor, Fernando Torres. “Chelsea ka bërë një ofertë për Fernandon që është refuzuar. Lojtari nuk është në shitje”, ka thënë zëdhënësi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›