E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria i dorëzon Rusisë dëshmi se rebelët përoren armë kimike

SIRI- Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov deklaroi sot sw Damasku i ka dorëzuar Moskës elementë që vërtetojnë se forcat opozitare janë të përfshira në përdorimin e armëve kimike të muajit të kaluar.

Ryabkov ka bërë këtë deklaratë pas bisedimeve në Damask me ministrin e jashtëm sirian, Walid al Muallem, duke shtuar se Rusia është e dëshpëruar me raportin e OKB-së për sulmin kimi, duke e quajtur “të politizuar, të njëanshëm”.

Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak progres gjatë bisedimeve të djeshme për rezolutën e re për Sirinë, e cila do të mundësonte një ndërhyrje  të mundshme nëse Siria nuk i përmbahet planin për çarmatim.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›